Manchester United- Diaz, ky është lajmi më i ri

Man United interesohet për ish-in e Man City, Brahim Diaz.

Manchester United do të kërkojnë një lojtar për mesfushën, me tipare kreative që mund të luajë edhe në pozitën 10.

Sipas raportimeve të ‘Nacional’, skuadra e Manchester United do të jetë në negociata për transferimin e Brahim Diaz, përcjell lajmi.net.

Diaz ka bërë mjaft mirë me skuadrën e Milan, ku edhe fitoi titullin e kampionit të Italisë.

Mesfushori spanjoll është pjesë e rëndësishme e planeve të Stefano Pioli.

Ish-i i Manchester City megjithatë i intereson skuadrës së United, të cilët mund të bëjnë një ofertë për të.

Milan, që akoma s’e kanë të plotë kartonin e Diaz, do të prisnin një ofertë prej rreth 50 milionë eurove për të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme