Manchester United në finalen e kupës

Finalja e Kupës se Ligës Angleze do te diskutohet mes Manchester United dhe Sauthmepton. “Djajtë e kuq” edhe pse vinin nga nje rezultat shume i favorshëm 2-0 ne sfidën e pare, u munden 2-1 ne fushën e Hull City gjithsesi prenë nje bilete per ne finale. Pas 17 rezultateve pozitive Manchester United u detyrua te lëshojë, gjithsesi ishte nje humbje jo e dhimbshme ne sfidën e dyte gjysmëfinale te kupës. Takimi u zhbllokua ne minutën e 35 kur Hadellston nga pika e bardhe kaloi ne avantazh Hull City. “Djajtë e kuq” arritën te kthejnë gjithçka ne baraspeshe vetëm ne minutën e 66 fale Pol Pogba. Dy raste te arta nga një per secilën skuadër. Ne fillimi e miqtë shume afër goli te dyte kur Rojo preku shtyllën ndërsa vendasit u kundërpërgjigjen me traversën e Niasse. Gjithsesi ky i fundit arriti te kalonte përsëri ne avantazh skuadrën e tij ne minutën e 85 kur mposhti portierin kundërshtar. Por një gol qe ne fakt ishte per statistike dhe jo kualifikimin. Ne finale e kupës, Manchester United per here te 9-te ne historinë e tij, per Hoze Murinjon dhurata me e bukur ne datëlindjen e tij te 54-et.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme