Manxhukiq i gatshëm për ndeshjen ndaj Barçës

Juventusi ka marrë një lajm të mirë para përballjes çerekfinale me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Goal raporton se sulmuesi Mario Manxhukiq është rikthyer nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshjen e së martës, transmeton Koha.net.

Kroati ishte lënduar gjatë angazhimit me kombëtaren, ndërsa ka humbur përballjet me Napolin dhe Chievos.