“Marca” e ka një befasi për Shaqirin (VIDEO)

Goli i Xherdan Shaqirit në ndeshjen Zvicër-Poloni, mund të shpallet më i bukuri nga lexuesit e gazetës spanjolle, “Marca”.

Kjo e fundit e ka futur golin e Shaqirit në mesin e “perlave” të vitit.

“Shaqiri shënoi për barazimin 1:1 të Zvicrës kundër Polonisë me një goditje akrobatike buzë zonës. Ai realizoi në minutën e 82-të dhe çmendi në festë tifozët e Zvicrës në stadiumin në Saint Etienne”, shkruan “Marca”, përcjellë “Lajmi.net”.

Momentalisht, sondazhi po kryesohet nga goli i Kevin Prince Boateng, në ndeshjen Villarreal-Las Palmas.