Marigona Qerkezi nënshkruan kontratë me teatrin japonez

Rrugëtimi nëpër skena të mëdha botërore, për sopranon kosovare, Marigona Qerkezi, nuk ka të ndalur. Japonia do të jetë stacioni tjetër i saj.

të ngjitet në skenën e Teatrit të Ri Kombëtar në Tokio. E veshur në kostumin e Donna Annas, Qerkezi do të debutojë me operën e njohur “Don Giovanni”, shkruan sot “Koha Ditore”. Kjo operë në dy akte me muzikë të Mozartit dhe libreto të Lorenzo Da Ponte, bazohet në legjendat e Don Zhuanit. Premiera e kësaj opere ishte dhënë në vitin 1787.

“Eksplorimi i anës së errët të Don Zhuanit që i bën Mozarti sjell flirtim brilant mes komedisë dhe tragjedisë, epshit dhe logjikës, kënaqësisë dhe dhimbjes”, shkruhet në një përshkrim të kësaj opere. Donna Anna është një prej shumë vajzave, të cilat i josh Don Zhuani.

Pikërisht këtë rol e sjell Qerkezi, e cila tashmë ka nënshkruar kontratë me “The New National Theatre” të Tokios për sezonin operistik të vitit 2019-2020.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme