Marina nuk reziston pa e komentuar Getin në këtë foto (Foto)

Reperi i njohur Getoar Selimi dhe e fejuara e tij, Marina Vjollca javë më parë ishin së bashku në një udhëtim në Miami.

Përmes imazheve të hedhura në rrjetet sociale, çifti ndanë me ndjekësit e tyre çdo moment që kaluan së bashku atje.

Në njërën nga fotografitë që Geti ka hedhur në Instagram, ku shfaqet i zhveshur në pjesën lartë, teksa vë në pah trupin e tij, duket ta ketë bërë edhe vet Marinën që të mos rezistojë dot pa komentuar.

Në këtë fotografi, komentet kanë qenë të shumta edhe nga ndjekësit e tjerë të reperit, por që në sy binin komentet e vet Getit dhe Marinës.

Getoar Selimi shquhet si një ndër meshkujt shqiptarë me fizikun më të mirë në estradë. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme