Prej më shumë se një viti flitet për një largim të moderatores Marina Vjollca nga televizioni Top Channel, ekran ku nisi karrierën e saj dhe ku arriti kulmin e suksesit.
Por pas shumë vitesh, tashmë ajo nuk do të jetë më pjesë e Top-it.
Që nga muaji shtator, Marina do të jetë pjesë e televizionit Klan, duke shkëputur përfundimisht çdo lidhje me Top Channel.
Mësohet se asaj i është besuar një program të sajin, në orët e pikut të audiencës mes 20 dhe 23.00.
Pritet të zbulohet se çfarë formati do të drejtojë Marina, e cila vjen në Tv Klan në krahë të emrave të njohur si Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Arian Çani, Rudina Magjistari, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, Alketa Vejsiu dhe Aldon Lipe.