Marota konfirmon largimin e Dani Alvesit

Drejtori sportive  Juventusit  Xhuzepe Marota ka konfirmuar se Dani Alves ka vendosur te largohet nga klubi, pasi Manchester City është gati të nënshkruajë me te. Mbrojtësi i majtë  ka rënë dakord për nje kontratë dyvjeçare me qytetaret .

Ndërkohë, Juventusi ka konfirmuar se  nuk do ta ndalojnë  rrugën e 34-vjeçarit, pasi ai synon të largohet nga Torino me një vit të mbetur ende në kontratën e tij.

Braziliani i kishte zemëruar tifozet e kampionëve italianë javën e kaluar, duke deklaruar se sulmuesi Paulo Dybala  duhet të largohet për të trguar vlerat jashtë Italisë.

Megjithatë, Marota këmbëngul se nuk ka hidherim mes Juventusit dhe Alvesit, duke zbuluar se klubi do ta lejojë atë të largohet nga ky sezon .

“Nuk eshte një rënie, motivimi është vendimtar për të gjithë lojtarët.  Dani Alves ka kuptuar se dëshiron të provojë një eksperiencë tjeter, ne do ta zgjidhim kontraten në mënyrë konsensuale dhe i urojme atij të  gjitha të mirat. Sigurisht ka hidhërim për atë që ai ka thenë, por unë konfirmoj se nuk ka pasur rënie”, tha Marota gazetarëve.

Alves ka kaluar vetëm një vit në Juventus, duke fituar Serie A dhe Kupën e Italisë, ndërsa klubi humbi ndaj Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme