Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Turqi – Kosovë

 

Policia turke ka marrë masa të rrepta për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Turqi-Kosovë.

Takimi i rëndësishëm për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’, mes Turqisë dhe Kosovës ka ngjallur një interesim të jashtëzakonshëm te tifozët turq.

Në stadiumin e Antalyas aty ku do të zhvillohet ndeshja pritet të jenë të pranishëm 32 mijë tifozë aq sa është edhe kapaciteti i tij.

Mirëpo për të shkuar çdo gjë në rregull me organizimin e kësaj sfide janë duke u përkujdesur forcat e rendit në Turqi, të cilat kanë marrë masa që mos të ketë asnjë incident më të vogël.

Siç raportojnë mediet turke, policia ka bllokuar shumë rrugë që çojnë në drejtim të stadiumit dhe se në atë zonë do të lejohen të kalojnë vetëm personat me bileta.

Dyert e stadiumit do të hapen në orën 17:00 me kohën turke, ndërsa me kohën tonë i bie të hapen nga ora 15:00, për të shmangur ndonjë tollovi para stadiumit.

Ndeshja mes Turqisë dhe Kosovës do të nisë nga ora 18:00.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme