Mbahet në Prishtinë edicioni i 5-të i KOSICT në datat 28 dhe 29 Tetor

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Me mbi 1.500 pjesëmarrës dhe folës të kalibrit botëror, KosICT do të sjellë botën e teknologjisë në Prishtinë këtë vikend.

Festivali dhe konferenca më e madhe e teknologjisë në rajon, KosICT e cila do të mbahet me 28 dhe 29 tetor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, nën organizimin e Shoqatës së IT-së (STIKK), ICK-së dhe Kolegjit Universum, këtë vit po sjell emrat më të njohur në botë të teknologjisë dhe biznesit, duke përfshirë edhe drejtorin e Partneriteteve në Google, ish-drejtori për Evropë në Apple, shqiptaren nga Kosova, Hava Maloku, menaxhere e Marketingut në LinkedIn, kryeredaktoren e Entrepreneur Magazine, Amy Cospersi dhe mbi 40 folës të tjerë nga kompani të njohura, si Rimac Automobili, e konsideruar si Tesla e Evropës.

Përveç programit të pasur në dy salla paralele, KosICT organizon edhe Panairin e Startupeve dhe kampionatin në eSports.

Ndërsa gjatë dy netëve, Prishtina do të frymojë teknologji dhe biznes, me 5 baret më të njohura të qytetit nikoqirë të mysafirëve të konferencës ku teknologjia do të diskutohet në mjedis jo-formal.

Ndërsa të shtunën nga ora 20:30, në Miqt Pub, organizohet FuckUp Nights, ku folësit do të ndajnë dështimet e tyre në jetë dhe në karrierë.

I gjithë festivali do të përmbyllet me një super ‘party’ me DJ të njohur nga Belgjika, e cila mbahet në Morena Pub.

Edhe shumë pak vende të lira kanë mbetur, prandaj regjistrohuni në www.kosict.com.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme