Mbappe e “zë” Neymarin në renditjen e shënuesve më të mirë në histori të Championsit

Me golin e shënuar mbrëmë nga penalltia në minutën e 98-të kundër Newcastle United, i cili i mbajti gjallë shpresat e Paris Saint-Germainit për kualifikim në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, Kylian Mbappe shkoi në kuotën e 43 golave në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Me këtë rast, sulmuesi francez e “zuri” ish-bashkëlojtarin e tij, Neymar Junior.

Për dallim nga braziliani, ylli francez i ka plot 15 lojë më pak (66 në krahasim me 81) në Champions.

Dy lojtarët që synon t’i barazojë e t’i kalojë shumë shpejt nënkampioni i botës janë Didier Drogba dhe Alessandro Del Piero, që i kishin shënuar nga 44 gola, në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Championsit.

Duke e pasur parasysh moshën e tij të re, Mbappe deri në fund të karrierës mund të kalojë në tri vendet e para, ndonëse arritja e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit duket e vështirë, por jo edhe e pamundur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme