Mbi 500 aplikacione në Android spiunojnë 100 milionë përdorues

Mbi 500 aplikacione të ndryshme në sistemin operativ Android që janë shkarkuar më shumë se 100 milionë herë nga Google Play, u gjetën të infektuara me një bibliotekë  qëllimkeqe që i shpërndan viruset e spiunazhit mobil fshehurazi tek përdoruesit dhe të njëjtat mund të kryejnë operacione të rrezikshme.

Meqenëse 90 për qind e aplikacioneve në Android janë falas të shkarkohen nga dyqani i Google Play, reklamimi është një burim kryesor i të ardhurave për zhvilluesit e aplikacioneve.

Për këtë, ata integrojnë bibliotekën Android SDK Ads në aplikacionet e tyre, gjë që zakonisht nuk ndikon në funksionalitetin kryesor të një aplikacioni.

Por hulumtuesit e sigurisë në firmën e sigurisë mobile Lookout kanë zbuluar një paketë të zhvillimit të softuerit (SDK), i quajtur Igexin, që është gjetur duke dhënë viruse në pajisjet mobile që bazohen në Android.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme