Mbyllen ndeshjet e Super Ligës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e Vala Super Ligës së Kosovës në futboll, shkruan IndeksOnline

Lideri Trepça ’89 ka vazhduar me fitore duke mposhtur kështu Lirinë e Prizrenit me rezultat 2-0. Golat në këtë takim i shënoi sulmuesi më në formë, Oto John.

Me këto tre pikë, ekipi mitrovicas edhe njëherë paralajmëron se nuk ka kush ia merr pozitën e parë, duke grumbulluar kështu 57 pikë.

Fitore të madhe arriti edhe Gjilani e cila mposhti pozitën e fundit, Hajvalinë 3 me 0. Dy golat në këtë takim për ekipin e “Skifterëve” i shënoi: Haxhimusa dhe Eminhaziri.

Kjo fitore ia sjell tre pikë të rëndësishme ekipit kuqebardh e cila me këtë fitore grumbullon 33 pikë në pozitën e gjashtë.

Me fitore u shpërblye edhe Llapi e cila mposhti Dritën me rezultat 2-0, duke treguar kështu se ende është në luftë për titull të Ligës.

Golat në këtë takim i shënoi Daku. Ndërsa me këtë fitore ekipi i Tahir Batatinës radhitet në pozitën e katërt me 43 pikë. Drita e Gjilanit në pozitën e 10-t me 21 pikë./IndeksOnline/

  • Rezultatet:
  1. Besa Peja 1-3 Trepça
  2. Gjilani 3-0 Hajvalia
  3. Llapi Podujeve 2-0 Drita
  4. Trepça 89 2-0 Liria

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme