Mc Kresha dhe Lyrical Son thyen çdo kufi me “Hey Girl”. Ja sa klikime për më pak se 24 orë (VIDEO)

Industria  muzikore shqiptare sikurse ajo botërore viteve të fundit me apo pa dashje është bërë mjaft e varur nga platformat online, vend në të cilin ata i shpërndajnë krijimtaritë e tyre.

 

Natyrisht se këtij trendi botëror mjaft të favorshëm nuk i kanë ikur aspak artistët shqiptarë të cilët krijimet e tyre po i shpërndajnë në këto lloj platformash.

E me rastin e publikimit ato po shndërrohen edhe në një lloj matësi për suksesin e këngëve në bazë të klikimeve të cilat viteve të fundit janë shndërruar në një temë diskutimi.

Sidoqoftë ato natyrisht se japin një pasqyrë të këngës, e ndër më të suksesshmet kohëve të fundit është edhe kënga e Lyrical Son dhe Mc Kresha ‘Hey Girl’ e cila u publikua dje.

Kjo këngë po klikohet dhe po pëlqehet mjaftë shumë nga të gjitha anët.

Tekstin e kanë shkruar dyshja e lartcekur ndërsa vijën melodike Lyrical Son dhe K-Master.

Suksese të tilla natyrisht se i japin motivim edhe më tepër artistëve që të punojnë në prurje të tilla të cilat do të dëgjoheshin e pëlqeheshin nga të gjithë ne.

Për më shumë dëgjojeni këngën. /GazetaExpress/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme