Me fjalë zemre! Deklarata emocionuese e Xhakës për Petkovic

Pas largimit të Petkovic nga kombëtarja helvete, futbollistët zviceranë nuk kanë nguruar të shprehin mirënjohjen ndaj trajnerit.

Deklarata e cila preku të gjithë ishte ajo e kapitenit të zviceranëve, Granit Xhakës, i cili nuk ka kursyer falënderimet dhe mirënjohjen ndaj trajnerit i cili i dha mundësinë të prek majat e suksesit në karrierën e tij.

 “Çfarë rrugëtimi! Trajner, unë vetëm dua t’iu falënderoj për gjithçka. Ne bëmë historinë së bashku! Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm, faleminderit për gjithë punën tënde të palodhur, për mbështetjen tënde dhe për mënyrën sesi e ke formuar një ekip kombëtar në një grup vëllezërish. Ne nuk do ta harrojmë punën tuaj dhe ju urojmë gjithë të mirat tek skuadra e Bordosë”, përfundoi  Xhaka.
Petkovic drejtoi kombëtaren zvicerane që nga viti 2014 ,duke festuar sukseset e skuadrës në çdo kompeticion, i fundit në çerekfinalen e EURO 2020, ku u mund nga Spanja me penallti në fazën e 1/8.