Qendërmbrojtësi danez, Andreas Christensen ka ngrirë negociatat me skuadrën e Chelsea.
Christensen ka qenë në negociata për rinovimin e kontratës me Chelsea tash e disa muaj. Thuhej se ishte afër rinovimit me Blutë, por diçka ndryshoi në fund.
Interesimi i Barcelonës për lojtarin, sipas ‘Sky Sports’, ka bërë që danezi të mos rinovojë.
Christensen së fundmi i është bashkuar agjencisë KIN Partners, dhe ata do të jenë tani përfaqësuesit e lojtarit.
KIN Partners kanë një raport mjaft të mirë me Barcelonën dhe kjo bën që danezi të afrohet edhe më shumë me ‘Camp Nou’.