Më në fund Anne Hathaway shfaq të birin publikisht (FOTO)

Më në fund, Anne Hathaway ka vendosur që të shfaqë djalin e saj tashmë gati një vjeçar edhe publikisht.

Fotografia e tregon djalin e aktores nga prapa, derisa ai duket shumë i koncentruar para një laptopi duke parë të ëmën  e tij.

“Jonathan Rosebanks Shulman duke parë nënën e tij në fjalimin në Kombet e Bashkuara. Për djemtë tanë, për vajzat tona, për të ardhmen. Dashuria është dashuri”, ka shkruar poshtë fotografisë Hathaway, transmeton Klan Kosova.

Derisa ylli i “Oceans Eight” ka pasur shumë rezerva për të shfaqur të birin publikisht, duket se ajo dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman po e shijojnë të qenit prindër.

“Anne dëshiron më shumë fëmijë. Ajo dëshiron që të presë edhe pak sa Jonathan të rritet dhe më pas të provojë sërish që të bëhet nënë, pasi ajo dëshpërimisht dëshiron që i biri i saj të ketë një vëlla ose motër”, ka thënë një burim i afërt me aktoren për E! News.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme