Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Investimeve në takimin e mbajtur sot ka miratuar projektin “Ndërtimi i Stadiumit Nacional të Futbollit në Prishtinë”
Ky hap është tejet i rëndësishëm, meqë me të fillojnë aktivitetet ligjore për konkretizimin e financimit të projektit, vlerësoi me këtë rast, Kujtim Shala, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ai para anëtarëve të Këshillit, u shpreh se ky projekt është pjesë e Programit të Qeverisë së Kosovës, si dhe një nga synimet themelore të MKRS-së.
Stadiumi do të ndërtohet nw Bërrnicë të Poshtme, ku kostoja totale e projektit pritet të definohet, mirëpo, bëhet e ditur se bazuar në modele të ngjashme të stadiumeve, parashihet të jetë 40-50 milionë euro, transmeton Klan Kosova.