Më të paguarit e vitit

Viti 2016 po merr fund dhe është koha për t’i bërë llogaritë. Në këtë rast, do ta shikojmë se cilët ishin futbollistët më të paguar për vitin 2016. Në bazë të hulumtimeve të nxjerra nga revista “Forbes”, Cristiano Ronaldo u pasurua më së shumti. Prapa tij vijnë Lionel Messi e Zlatan Ibrahimovic

Kohë pas kohe, kemi parë se sa të çmendur mund të jenë disa nga pronarët e klubeve futbollistike. Mënyra më e mirë për ta matur çmendurinë e tyre, është të shohim shifrat që ata janë në gjendje t’i paguajnë për rrogat e futbollistëve të tyre.

Kjo padyshim që është qesharake. Dhe, kur vjen puna tek futbolli, rroga nuk është e vetmja pjesë e çmendurisë së tyre.

Ne të gjithë jemi dëshmitarë që futbollistët paguhen mjaft mirë për shërbimet e tyre, brenda dhe jashtë fushave të gjelbra, shkruan zeri.info.

Por, duhet t’i shohim numrat për t’u bindur edhe më shumë. Falë punës së revistës “Forbes”, ne, me të vërtetë mund ta shohim këtë.

Për ta përpiluar listën e lojtarëve më të paguar të futbollit, ne kemi shikuar të dhënat e klubeve dhe kemi folur me agjentët e lojtarëve, agjenci të talenteve, sponsorë dhe ekspertë të futbollit në SHBA dhe Evropë.

Të gjitha shifrat janë të shprehura me dollarë, të cilat përfshijnë rrogat, bonuset dhe paratë e fituara nga sponsorët.

Kjo është lista e futbollistëve më të paguar në vitin 2016

1. Cristiano Ronaldo

Përfitimet: 82 milionë dollarë

E kush nuk do ta priste këtë? Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është më shumë se vetëm një makineri golash me aftësi të jashtëzakonshme. Ai paraqet një lloj marke të pandalshme. Ronaldo përveç që ka fituar 53 milionë dollarë, për paraqitjet e tij në fushë, falë lidhjeve të tij me “Nike”, “Herbalife”, “Clear” dhe “Tag Heuer”, ai arriti t’i sigurojë vetes edhe 29 milionë dollarë të tjera. Në një botë ku futbollistët paguhen jashtëzakonisht shumë, vetëm njëri mund të prijë në listë.

Image

2. Lionel Messi

Përfitimet: 77 milionë

Futbollisti argjentinas fitoi 26 milionë dollarë jashtë fushës së gjelbër falë marrëveshjeve të tij me emra të mëdhenj si “Adidas”, “Gatorade”, “EA Sports” dhe “Lays”. Kurse, sa i përket fitimeve brenda futbollit, ai arriti t’i përfitojë 51 milionë dollarë. Messi mund të jetë numri dy në këtë listë, mirëpo nuk ka asgjë të keqe sa u përket 77 milionë dollarëve.

Image

3. Zlatan Ibrahimovic

Përfitimet: 37 milionë

Edhe pse u largua nga PSG-ja sezonin e kaluar, sulmuesi sensacional edhe me Manchester Unitedin mbetet njëri nga futbollistët më të paguar në planet. Ne të gjithë e dimë, se çfarë ndodh me lojtarët të cilët shënojnë gola rregullisht, ata fitojnë edhe më shumë para. Ibrahimoviç fitoi 7 milionë dollarë nga sponsorët, falë marrëveshjeve me kompanitë si Nike dhe Volvo, kurse mori 30 milionë dollarë nga rroga dhe bonuset.

Image

4. Neymar Jr.

Përfitimet: 36 milionë

Nëse mendoni se fenomeni i Barcelonës, Neymar ka aftësi vetëm në fushë, ju duhet të shikoni të mirat që ai i përfiton jashtë fushës. Sipas “Forbes”, Neymar është i vetmi lojtar i cili arrin të fitojë më shumë nga sponsorët sesa nga rroga dhe bonuset. Ai ka fituar 14 milionë dollarë nga Barcelona vitin e kaluar. Por, sigurisht kur ke dymbëdhjetë marrëveshje me marka të tilla siç janë “Rexona”, “Clear”, “Panasonic” dhe “Nike”, paratë kurrë nuk mungojnë dhe bëjnë që futbollisti të paguhet me 22 milionë dollarë.

Image

5. Gareth Bale

Përfitimet: 34 milionë

Edhe pse Gareth Bale nuk ka qenë lojtari kryesor i Real Madridit pasi kishte ardhur në klub nga një shifër marramendëse, ai përsëri ka pasur një rol kyç dhe ka arritur t’i shënojë disa gola vendimtarë. Dhe kjo e ka ndihmuar në përfitimet e tij financiare. Bale përfitoi 24 milionë dollarë nga rroga dhe bonuset, kurse arriti t’i fitojë edhe 10 milionë të tjera nga marrëveshjet e tij me “Adidas”, “BT Sport” dhe “Sonu Xperia”.

Image

6. Wayne Rooney

Përfitimet: 26 milionë

Pavarësisht se dështoi të renditet në top-pesëshe, sulmuesi i Manchester United është njëri ndër futbollistët më të paguar në botë. Sulmuesi mori 20 milionë dollarë nga rroga dhe bonuset, kurse fitoi edhe 6 milionë të tjera nga marrëveshjet me kompanitë si Harper Collins dhe Nike. Rooney mund të mos arrijë kurrë që ta gjejë veten në maje të listës, por llogaria e tij bankare nuk do të jetë keq për një periudhë kohore.

Image

7. Sergio Aguero

Përfitimet: 24 milionë

Sulmuesi i Manchester Cityt definitivisht nuk është duke vuajtur financiarisht. Sulmuesi ka marrë 17 milionë dollarë nga rroga dhe bonuset dhe ka përfituar 7 milionë të tjera nga kompanitë sponsorizuese si “Pepsi”, “Puma” dhe “EA Sports”.

Image

8. Luis Suarez

Përfitimet: 23 milionë

Luis Suarez ka fituar pjesën më të madhe të parave nga Barcelona, 18 milionë dollarë. Por, me marrëveshjet me kompani si “Pepsi”, “Abitab” dhe “Adidas”, uruguaiani arriti t’i fitojë edhe 5 milionë dollarë të tjera.

Image

9. Eden Hazard

Përfitimet: 22 milionë

Është futbollisti kryesor i Chelseat dhe është paguar si i tillë. Belgu ka përfituar 18 milionë dollarë nga rroga dhe bonuset e tij prej Chelseat, kurse i ka fituar edhe 4 milionë dollarë nga marrëveshjet e tij me Topps, Lotus Bakeries, Sina Sports dhe Nike.

Image

10. Cesc Fabregas

Përfitimet: 21 milionë

Listën prej dhjetë futbollistëve më të paguar e mbyll mesfushori i Chelseat. Spanjolli përfitoi 16 milionë dollarë nga rroga dhe bonuset e tij, kurse mori edhe 5 milionë të tjera nga “Puma” dhe “Beats by Dre”, duke i çuar në 21 milionë dollarë fitimet e tij gjatë vitit. /Zëri/

Image