Media e njohur franceze, ‘lemonde.fr’, i ka kushtuar një artikull Majlinda Kelmendit.
Xhudista Kelmendi po përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike të Rios, dhe mbetet shpresa më e madhe për medalje olimpike.
Ajo deri më tani ka fituar dy luftërat e para, për të kaluar në gjysmëfinale.
‘Lemonde’ në shkrimin e saj beson se kampionia e Evropës do ta bëjë historinë për Kosovën në pjesëmarrjen e parë në Lojërat Olimpike, madje duke i bërë një vend edhe në flamur.
“Majlinda Kelmendi, ylli i shtatë i Kosovës”, shkruan Lemonde, përcjellë Lajmi.net.