Mediat gjermane e quajnë lajm pikëllues përleshjen e Noizyt me Cozman

Portali më i madh gjerman i hip hopit, Rapupdate.de ka raportuar mbi konfliktin mes Noizyt dhe Cozmanit në Prishtinë pasditen e të martës. Në portalin gjerman ku janë bërë qindra komente nga ndjekws të huaj për këtë ngjarje, e gjithë ajo që ndodhi përshkruhet si një gjë tragjike.

“Lajme pikëlluese nga Kosova. Sipas raportimeve të shumë mediave, ka ndodhur një përleshje e përgjaktë mes dy reperëve në Prishtinë”.

“Reperat Noizy dhe Cozman që kanë pasur problem me njëri-tjetrin qysh prej kohësh, janë takuar para hotelit luksoz në Prishtinë, ku edhe ndodhi përleshja mes tyre. Janë dëgjuar dhe krisma dhe sipas informacioneve të fundit reperi Noizy është qëlluar. Lufta mes OTR dhe Babastars shkon në një raund tjetër”.

“Të dy reperat janë shumë të njohur në Kosovë, kanë qindra mijëra ndjekës në rrjetet sociale”, shkruan në raportin e portalit gjerman. /Telegrafi/