Mediat në Serbi të hidhëruara pse Smajlaj e bëri shqiponjën në Beograd dhe tregoi se është nga Shqipëria

Shqiptari Izmir Smajlaj është shpallur kampion Evrope në garën e kërcimit së gjati në Kampionatin Evropian të Atletikës që u mbajt në Beograd.

 

Ai ka befasuar të gjithë me kërcimin e tij 8.08 metra.

Pas fitores, Smajlaj ka bërë me duar shqiponjën, dhe kjo ka bërë që mediat në Serbi ta “sulmojnë” menjëherë.

“Shqiptari Izmir Smajlaj çuditërisht mori medaljen e artë në kërcim së gjati në Kampionatin Evropian në Beograd, ndërsa më vonë i paprovokuar provokoi publikën korrekte në “Arena” e cila e përshëndeti atë me duartrokitje”, shkruan mediumi serb “Vesti-online”, transmeton Koha.net.

“Kur u bë e qartë se fitoi çmimin e parë për kërcimin e tij prej 8.08 metra, ai bëri me duar shqiponjën dykrenore (përshëndetje karakteristike e shqiptarëve) dhe ka bërë me gisht kah fanella e tij ku shkruante Shqipëria”, shkruan më tej ky medium.

“Çfarë të thuhet? Komplekset janë të pashërueshme”, ka shkruar “Vesti-online”.

Me tone të ngjashme ka raportuar edhe mediumi tjetër serb, “Blic”.

“Organizimi i mrekullueshëm i Evropianit në atletikë nuk ka mundur të kalojë pa incidente të cilat i ka nxitur shqiptari Izmir Smajlaj, rrjedhimisht fitues i garës në kërcim së gjati”, shkruan ky medium, transmeton Koha.net.

“Smajlaj ka mundur ta përshëndes publikun, por ai në vend të kësaj, me duar ka bërë shqiponjën dykrenore që është simbol i Shqipërisë, dhe duke treguar kah fanella e tij ku shkruante emri i vendit nga vjen ai”, ka shtuar “Blic”.

Më tej, ky medium thotë se megjithëse e fitoi çmimin e par, “suksesin e prishi me këtë gjest të panevojshëm”.

Si duket, në Serbi ende nuk janë pajtuar me atë incidentin e 14 tetorit, 2014 kur flamuri me mbishkrimin “Autochthonous” dhe me hartën e trojeve etnike shqiptare valoi mbi stadiumin në Beograd në kohën kur po luhej ndeshja Serbi – Shqipëri, me ç’rast pati përleshje mes lojtarëve e për më tepër, lojtarëve serbë në ndihmë u dolën edhe fansat e tyre të cilët pushtuan fushën e gjelbër dhe sulmuan lojtarët shqiptarë.

Pas këtij incidenti, ndeshja ishte ndërprerë, ndërsa FIFA, me një vendim të mëvonshëm i kishte dhënë Shqipërisë 3 pikë në tavolinë, të cilat i ndihmuan kombëtares që të kualifikohej në Evropianin e futbollit 2016 në Francë.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme