Mediat serbe zbulojnë lidhjet e vajzes së Trump me Kosovën. Ja çfarë shkruajnë!!

Dinastia Trump do të shtrihet edhe në Kosovë! Vajza e presidentit amerikan, do të nisë së shpejti një biznes në Kosovë, biznes i cili ka të bëjë kryesisht me bizhueteri prej ari dhe diamante. Të paktën kështu shkruajnë mediat serbe. “Prishtina nuk kursen para kur është në pyetje lobimi në SHBA. Pasi që i kanë dakorduar të gjitha hollësitë me kompaninë ‘Alston and Firm’, e cila do t’i përfaqësojë interesat e saj (Kosovës) në Uashington tek presidenti amerikan, tani duket të kenë ardhur në rend anëtarët e tjerë të familjes Trump”, pohon gazeta “Alo” e Beogradit. Sipas kësaj të përditshmeje serbe, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është lavdëruar në rrjetet sociale me fotografi me të bijën e Trumpit, Ivanka Trump, e cila, siç flitet në disa qarqe, pritet të zgjerojë biznesin e saj me produkte të modës, por edhe me stoli ari dhe diamanti në Kosovë. “Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të bisedoja me Ivanka Trump sot në drekën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Jam impresionuar se sa shumë dinte ajo për Kosovën”, citojnë mediat në Beograd postimin e ambasadores Çitaku në rrjetet sociale. Ivanka Trump së fundi ka paralajmëruar se do të tërhiqej nga biznesi për të “këshilluar babanë, Donald, në Shtëpinë e Bardhë”, dhe se punët e saj të deritashme do t’i kryejnë vëllezërit e saj, por se njëherësh ka shprehur shpresën se edhe “linja e saj e modës do të zhvillohet”. Marka që mban emrin e saj shitet në më shumë se 800 dyqane në mbarë SHBA­në, kurse ajo ka marrë pjesë edhe në dizajnimin e stolive prej diamanteve dhe arit, të cilat janë aktualisht të pranishme në dyqanet e bizhuterive në Kanada, si dhe në Bahrein, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar