Mediat zvicrane të ashpra: Fajësojnë Xhakën pse Shaqiri refuzoi Zvicrën

Mediat në Zvicër po thonë se arsyeja pse futbollisti me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka refuzuar Kombëtaren e Zvicrës është zgjedhja e Granit Xhakës si kapiten i kësaj skuadre.


Ylli i Liverpooli’it Shaqiri tronditi ditë më parë kur e njoftoi Federatën e Futbollit të Zvicrës së nuk do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar helvetik për dy ndeshjet e shtatorit, me arsyetimin se dëshiron të përqendrohet në klubin e tij Liverpool.

Në Zvicër, vendimi i yllit të lindur në Kosovë nuk është kapërdirë mirë. Trajneri serb i Zvicrës, Vladimir Petkovic, e pranoi se nuk ka marrëdhënie të mira me kosovarin. I pyetur për marrëdhëniet e tij me 27-vjeçarin, Petkovic tha: “E mirë, por mund të jetë shumë më e mirë. Nuk dua të jem pesimist apo negativ tani. Duhet ta pranojmë vendimin e Shaqirit. Nuk ka kuptim ta kemi në skuadër nëse ai thotë që nuk është 100% i gatshëm”.

Sipas mediave zvicerane, Shaqiri dëshiron të emërohet kapiten i ekipit kombëtar, por trajneri Petkovic ka refuzuar t’i përkulet kërkesës së tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme