Meksikës nuk i mjaftoi fitorja daj Arabisë Saudite, eleminohet shkaku i gol-dallimit

Meksika fiton ndaj Arabisë Saudite, por eliminohet shkaku i gol-dallimit.

Meksika ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve, por u eliminuan shkaku i rregullit të gol-dallimit, pasi kishin më shumë gola të pranuar se sa rivali i tyre Polonia.

Meksikanët duket e ditur që nuk kishin fituar asnjërën nga dy ndeshjet e para, e nisën në sulm takimin, duke krijuar më shumë.

Alexis Vega rrezikoi i pari në minutën e tretë, por portieri Al Owaisi ishte në vend.

Pas tij ishte radha e Orbelin Pineda që rrezikoi në minutën e 25-të, por sërish ishte në vend portieri saudit.

Rastin e parë në ndeshjen sauditët e kishin në kohën shtesë të pjesës së parë, por gjuajtja e Ali Al Hassan shkoi afër portës.

Me të filluar pjesa e dytë meksikanët shënuan me Henry Martin që përfitoi nga një pasim në zonë, duke tundur rrjetën nga afër për 1-0.

Pas pesë minutash Meksika shënoi edhe njëherë, kësaj radhe një gol shumë të bukur me Luis Chavez i cili gjeti rrjetën nga goditja e dënimit.

Martin, Hirving Lozano dhe Chavez kishin raste për golin e tretë, por nuk ishin të saktë.

Meksika e mbylli grupin me 4 pikë, aq sa Polonia, ndërsa golat e shënuar ishin të njëjtë (nga dy), por me ata të pranuar meksikanët ishin më keq, pasi që kishin një më shumë tre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme