Shtëpia e Bardhë ka prezantuar portretin e parë zyrtar të damës së parë Melanie Trump. Fotografia është bërë në sallën West Sitting në Shtëpinë e Bardhë.
Sekretarja e saj e re për media, Stephanie Grisham lajmin e bëri publik në Twitter, ndërsa fotografia më vonë u bë publike edhe në profilin e damës së parë.
Fotografia është bërë nga Regine Mahaux, e cila është e njohur për portretet për persona të njohur, në mesin të cilëve edhe të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, transmeton KosovaPress.