Mercedes GLE Coupe me pamje të re

Kompani Lumma Design, një kompani e cila merret me modifikimin e veturave, ka publikuar disa fotografi përmes të cilave prezantoi paketën për modifikimin e modelit Mercedes GLE në version Coupe.

Kompania, këtë paketë e ka emëruar “CLR G800”, përmes së cilës ajo ka zgjedhur aerodinamikën me pamje “agresive” (mbrojtësi i përparmë i ri me spoiler, set pragjesh, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, vrima për ajër nga fibra të karbonit, mbrojtësi i pasmë i ri me difuzer, spoiler mbi bagazh), transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në këtë paketë përfshihet edhe set i ri i rrotave nga alumini, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave nga çeliku e me katër tuba, frenat më të forta, si dhe interier të modifikuar (lëkurë, drurë, elemente nga fibra të karbonit, etj).

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme