Mësohet çmimi i Galaxy A3 dhe A5 (2017) për Europ

Së fundmi, kompania prestigjioze Samsung ka lansuar tre telefonat e rinj për vitin 2017, Galaxy A3, A5 dhe A7 (2017), kështu duke zbuluar të gjitha specifikat e tyre përveç çmimit.

Ndërkohë, Samsung ka zbuluar çmimin e këtyre tre smartfonëve të rinj, sidomos për eurozonën, transmeton Koha.net. Samsung ka thënë se këto çmime janë shumë të arsyeshme për dallim nga telefonat tjera në shtetet europiane, shkruan Koha.

Modeli Galaxy A3 (2017) do të shitet me çmim prej 329 euro dhe Galaxy A5 (2017) me çmim prej 429 euro, ndërsa për Galaxy A7 (2017) nuk është zbuluar çmimi i tij.

Smartfonët Galaxy A (2017) së pari do të fillojnë të shiten në Rusi këto ditë. Pastaj, muajin e ardhshëm do të fillojnë të shiten në Europën Perëndimore. Po ashtu, nuk dihet se kur këta tre smartfona të rinj do të fillojnë të shiten në pjesën tjetër të botës, por duket se në tregjet aziatike mund të dalin për shitje në fund të janarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme