Mësohet data e arritjes së BMW X3

BMW pohon se gjenerata e tretë e modeleve të saja do të jetë më luksoze nga modelet aktuale.

Prodhuesi gjerman ka konfirmuar se të hënën më 26 qershor në Spartanburg do të prezantojë modelin e ri BMW X3 2018.

Modeli i ri posedon platformën mekanike CLAR, e njëjtë me atë që është konstruktuar seria e shtatë e BMW. Vetura do të ketë dimensione më të mëdha të jashtme dhe do të ndikojë në rritjen e hapësirës në kabinë dhe për bagazh.

Në krye të ofertës do të jetë versioni M40i me motor që posedon 360 kuaj fuqi dhe M40d me 320 kuaj fuqi. Për herë të parë kur bëhet fjalë për modelin X3, për blerësit do të jetë në dispozicion edhe varianti ekstrem sportiv “M”.

Pritet që BMW do të ofrojë edhe versionin hibrid plug-in, ndërsa nga viti 2020 pritet të jetë i pranishëm edhe modeli  elektrik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme