Messi takon vogëlushin afgan

Djali afgan që u pa i veshur me një qese plastike me numrin 10 dhe emrin e Messit mbi të, më në fund ka takuar heroin e tij dhe ka marrë një fanellë të vërtetë me firmën e argjentinasit.

Messi dhe Murtaza Ahmadi u takuan në Doha, Katar, pasi skuadra e Barcelonës gjendet atje për të zhvilluar miqësoren ndaj Al Ahli të martën.

Në këtë ndeshje ishte edhe 6-vjeccari që e shoqëroi argjentinasin në fushën e lojës.

Fotoja e 6-vjeccarit Murtaza Ahmadi që kishte “veshur” një qese plastike të bardhë me vija bojëqielli, që simbolizojnë ngjyrat e kombëtares argjentinase, me numrin 10 dhe emrin e Messit bëri xhiron e botës në janar të këtij viti, ndërsa tani që jemi në fund të 2016-s realizohet dhe ëndrra e djaloshit afgan.