Mi Mixi i ri i Xiaomit vjen me ekran të lakuar që shtrihet deri në pjesën e pasme të smartfonit

Dizajni “waterfall” (“ujëvara”) i ekraneve, të cilin e kanë vivo NEX 3 dhe Huawei Mate 30 Pro, duket se do të jetë trendi i ri në botën e smartfonëve.

Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Xiaomi, duket se së shpejti do të prezantojë një smartfon të ri Mix me sipërfaqe të ekranit 100 për qind, shkruan gsmarena. Po ashtu, është mësuar se do të mbajë një ngjarje më 24 shtator.

Fjala është për smartfonin Mi Mix Alpha, i cili pritet të vijë me ekran “waterfall”, transmeton Koha.net. Po ashtu, është publikuar një fotografi në të cilën shihet pjesa anësore e smartfonit të ri e mbuluar tërësisht me ekran të lakuar.

Gjithashtu, në këtë ngjarje pritet të lansohet edhe pajisjet tjera Mix, si Mix 4 dhe Mix Alpha.

Sa i përket specifikave, smartfoni i ri Mi Mix Alpha spekulohet se mund të vijë me top procesorin e Qualcommit, Snapdragon 855+. Po ashtu, Mi Mix Alpha mund të jetë smartfoni i parë me sensorin e Samsungut të kamerës prej 108 megapikselë ISOCELL Bright HMX.

Xiaomi, po ashtu, pritet të zbulojë edhe smartfonin tjetër të avancuar – Mi 9 Pro, i cili pritet të vijë me ekran 6.39-inç Super AMOLED, procesor Snapdragon 855+ dhe bateri prej 4,000 mAh me teknologjinë e re të mbushjes 30W Mi Charge Turbo wireless (pa tela).

Në ngjarjen e 24 shtatorit, po ashtu, pritet të zbulohen edhe televizorin ri Mi TV Pro dhe ndërfaqen e përdoruesit MIUI 11.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme