Mijëra protestues sërish në rrugët e Francës

Mijëra zyrtarë policorë janë duke qëndruar në Paris për të mbajtur nën kontroll protestën e radhës të “Xhaketave të Verdha” duke shënuar kështu pesë javë të protestave të pandërprera kundër qeverisjes së presidentit Emmanuel Macron.

Të premten, presidenti Macron bëri thirrje për të mbajtur rendin dhe qetësinë pas protestave të mëdha që shkaktuan përplasje me policinë.

“Franca duhet të qetesohet, të vendos rregull dhe t’i kthehet normalitetit”, tha Macron pas një takimi me liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Lëvizja “Xhaketat e Verdha” filloi në mesin e muajit nëntor në kundërshtim të ngritjes së taksës së naftës, duke u rikthyer në kundërshtim të plotë të qeverisjes së Macronit.

Protestat çuan në dhunë dhe përplasje të rënda me forcat e sigurisë.

Përfaqësues politikë, po ashtu kanë bërë thirrje që protestuesit të qetësohen dhe të mos qëndrojnë në rrugë, pas vrasjes së katër personave në një sulm me armë në qytetin e Strasburgut. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme