Milan dhe Inter në “luftë” për lojtarin e Juventusit

Këto janë ditët e fundit bardh e zi për shumëkënd. Nga Giorgio Chiellini te Paulo Dybala, disa lojtarë po përgatiten t’i thonë lamtumirë Juventusit, për arsye moshe apo për zgjedhje teknike dhe ekonomike që do ta bëjnë klubin e presidentit Andrea Agnelli të kthejë faqen dhe të nisë një kapitull të ri në historinë e tij.

Pastaj ka nga ata që nuk janë ende të sigurt për të ardhmen e tij, si Federico Bernardeschi: kontrata e tij do të skadojë më 30 qershor, ka një bisedë të vazhdueshme midis agjentit të tij Federico Pastorello dhe drejtuesve të Juventusit, përcjell ORAinfo.

Prioriteti i tij është të qëndrojë në Torino, por klubet që kanë dalë për të kërkuar informacion nuk mungojnë: nga Interi dhe Milani te ato të Premier League./ORAinfo/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme