Milan siguron super përforcimin e parë për merkaton e verës

Fillon epoka RedBird: Milan siguron super përforcimin e parë për merkaton e verës.

Marrëveshja pranë arritjes, Milan ka gati goditjen e madhe.

Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio në Sky Sport, sot ka pasur kontakte të reja të rëndësishme me Chelsean për Hakim Ziyech.

Ky është objektivi i parë madhor i Maldinit dhe Massarës pas rinovimit dhe Milani është në kërkim të formulës së duhur për të gjetur një marrëveshje.

Ekziston një besim në rritje për suksesin e operacionit. Marokeni kerkon largimin sepse deshiron te luaje dhe sipas tij Milani eshte vendi i duhur, duke qene se luan edhe ne Champions League.

Fabrizio Romano ka shkruar sonte: “Milan është në kontakt të drejtpërdrejtë me Chelsean për Hakim Ziyech që nga java e kaluar. Milani po bëhet i sigurt pasi Ziyech është absolutisht i hapur për t’iu bashkuar klubit. Chelsea dhe Milan po diskutojnë formulën e akordi”

Edhe Daniele Longo shkruan: “Hakim Ziyech ka Milanin në krye të listës së preferencave të tij dhe ka pranuar transferimin, gjë që është një faktor përcaktues kur negocion me Chelsean për një huazim me detyrim blerje.

Milani synon të shpenzojë gjithsej 25 milionë euro për marokenin, por blutë duan 5 milionë euro më shumë. Kontakte të vazhdueshme Milano-Londër” Sipas Mirror, Milani është gati të rihapë negociatat me Chelsean për huazimin e Hakim Ziyech, i cili përfundoi në periferi të projektit të Tuchel. Sipas portalit anglez, kuqezinjtë kanë besim në kapjen e lojtarit, me marokenin që dëshiron të luajë rregullisht dhe vazhdimisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme