Ministri Tahiri dhe kolegët surprizojnë në studio babain polic me vajzën e sëmurë

Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016  –  11:36

E kemi parë gjithmonë nën kostumin e një zyrtari dhe postin e ministri, ndërsa sot ai shfaq një anë tjetër humane.

Bëhet fjalë për Saimir Tahirin. Ministri Tahi

ri është bërë pjesë e emisionit ‘E Diela shqiptare’ në rubrikën “Kam një mesazh për ty”.

Në nisje të emisionit Tahiri theksoi se ai përveç problemeve që has gjatë drejtimit të ministrisë, dëgjon dhe histori njerëzore dhe mundohet që tu gjendet afër personazheve të tilla. Ministri u bë pjesë e një historie njerëzore plot dhimbje dhe emocione. Një efektiv policie ishte I ftuari I kësaj rubrike, I cili tregoi dramën e tij familjare, pasi vajza e tij Xhoi, sot 18 veçe, vuante që në lindje nga një sëmundje që e la atë të verbër, të paralizuar dhe në pamundësi për të folur.

Sajmiri, babai i Xhoit tregoi se si bashkë me gruan e tij, Idën ia dilnin që të rrisnin vajzën, plot sakrifica dhe në kushte të vështira ekonomike. Ai I kishte premtuar bashkëshortes së tij se do blinte një makinë, që të nxirrnin më shpesh vajzën, ndërsa kjo ëndërr u bë realitet nga Policia e Shtetit dhe gatishmëria e ministrit Tahiri. Pasi dëgjoi rrëfimin, ministri takoi efektivin e policisë, bashkë me bashkëshoren e tij, ndërsa theksoi se historia e tyre ishte frymëzim për të gjithë.

“Këtu jemi dy Sajmira, por ku është më i fortë se unë. unë dëgjova Sajmirin, Idën, jam shumë i emocionuar pasi forca dhe kurajo e të dyve është mësimi më i mirë që më jepet mua dhe të gjithëve, për të kuptuar se gjërat e rëndësishme. Na quani sot pjesë e familjes dhe kurajos tuaj. Mua Arditi na bëri pjesë e kësaj historie. Ne bashkë me policinë e Tiranës, mblodhëm nga pak lekë, gjithsecili koleg i yti, e të blemë një makinë. Ajo makinë do ndihmoj që të përballeni me të përditshmen tuaj. Është një gjë fare simbolike, por është shembull se si policia e Shtetit mund t’u gjendet pranë.”, tha Tahiri./Balkanweb

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme