Është thënë në media dhe rrjete sociale që Tom Hiddleston e kishte shumë problem faktin që lidhja e tij me Taylor Swift ka qenë shumë publike, por në fakt nuk ka qenë kjo arsyeja kryesore se pse çifti i dha fund lidhjes.
Miq të Tom-it kanë treguar se në fakt ai ishte lodhur nga Taylor-i dhe kjo është diçka e zakonshme për të, pasi edhe në lidhje të mëparshme Tom ka treguar se mërzitet shpejt. Gjithashtu, miqtë e tij kanë treguar se ndryshe nga ç’thuhet në media se ka qenë Taylor ajo që ka kërkuar ndarjen, sepse Tom nuk e shoqëronte në evente publike, në fakt ka qenë e kundërta
Megjithatë, pas ndarjes, të afërm të çiftit kanë thënë se Tom ka qenë mjaft i mërzitur ndërkohë që Taylor nuk e ka vrarë shumë mendjen dhe ka vazhduar rutinën e saj, duke u shfaqur tejet e qetë në sytë e të gjithëve