Miratohet dënimi me vdekje për miliarderin iranian

Gjykata më e lartë e Iranit e ka miratuar dënimin me vdekje për biznismenin miliarder, Babak Zanjani, i cili është dënuar në muajin mars për mashtrim masiv.

Gjykata Supreme e ka bërë të ditur sot vendimin, duke shtuar se dënimi me vdekje mbi dy të dënuar të tjerë në të njejtin rast është anuluar.

Zanjani, një nga personat më të pasur të Iranit, është arrestuar në vitin 2013 pasi është akuzuar se ka vjedhur mbi 2 miliardë dollarë nga qeveria përmes mashtrimeve në shitjen e naftës që ai i ka bërë gjatë administratës së ish presidentit, Mahmud Ahmedinexhad.

Kritikët e dënimit kundër Zanjanit, përfshirë presidentin aktual Hassan Rohani thonë se ekzekutimi i tij mund ta bëjë të pamundur për qeverinë që të rikthejë paratë e humbura apo të gjejë edhe bashkëpunëtorët e tjerë të Zanjanit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme