“Misioni i Messit”, argjentinasi asnjëherë nuk i ka shënuar Buffonit

Nesër (e mërkurë) luhet ndeshja e dytë mes Barcelonës dhe Juventusit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Gazeta italiane ‘Corriere della Sera’ e hap gazetën me titullin: “Misioni i Messit’.

CdS e shikon argjentinasin si njeriun që mund të kthej rezultatin në favor të klubit spanjoll, por nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Messi ka shënuar 498 për katalunasit, por nuk i ka bërë kurrë gol Gianluigi Buffonit.

Por, një gjë është e sigurt, sytë e Luis Enriques dhe të gjithë tifozëve janë të hapur për shpresë vetëm fal Messit. /Telegrafi/