‘Miss Kosova’ Camila Barraza mahnitet nga ajo që sheh te një grua e moshuar në Prishtinë (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në ‘Miss Universe’, Camila Barraza ka marrë shumë vëmendjen e shqiptarëve.

Argjentinasja e bukur së fundmi në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi të një gruaje të moshuar, nga e cila është mahnitur me punën që ajo bën,transmeton Gazeta Express.

E ulur në njërin nga sheshet e Prishtinës, ajo grua e moshuar shihet teksa merret me punë dore.

Ndërsa ato që i punon i qet në shitje.

E kjo gjë si duket ka mahnitur Camilën.

‘Është e mrekullueshme kur punon atë që e do’, është mbishkrimi që kishte lënë mbi këtë fotografi Camila./Gazeta Express/