“Miss Universe Albania”, Blerta Leka fiton garën e bukurisë

Blerta Leka është vajza që do të na përfaqësojë në Miss Universe, kompeticionin më të madh të bukurisë që këtë vit zhvillohet në muajin nëntor në Amerikë.

Ky është momenti i kurorëzimit, ai që 18 vjecarja do ta mbajë mend gjatë e që Vizion Plus e përcolli mbrëmjen e së enjtes drejtpërdrejt nga Pallati i Kongreseve.

Ëndrra e Blertës është bota e televizionit. E këtë ajo e ka përcjellë tre muaj më parë kur edhe Vizion Plus nisi maratonën e prezantimit të vajzave pretendente për kurorën e Miss Universe.

Emocionet e këtij konkursi bukurie janë përcjellë mbrëmjen e së enjtes drejtpërdrejt nga Pallati i Kongreseve në Vizion Plus.

Nuk ishte vetëm një garë, por edhe një mbrëmje ku nuk munguan performancat e këngëtarëve më në zë të momentit, tendencat më të fundit të modës si dhe humori.

Spektakli i madh ishte finalizimi i një rrugëtimi tre mujor, që nisi me një maratonë prezantimesh në Vizion Plus e që vijon drejt një sfide tjetër për stafin që do të shoqërojë Blerta Lekën drejt Amerikës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme