Modeli shqiptar, mik i ngushtë i D.J. me famë botërore që bashkëpunoi me Dua Lipën e Bebe Rexhën (VIDEO)

Alesio Aliaj është një nga personazhet më të njohur shqiptarë dhe njihet për shoqërinë e tij me VIP-a, sidomos ata me famë ndërkombëtare.

Mbrëmjen e djeshme, modeli nga Tropoja u pa nën shoqërinë e D.J. me famë botërore, Martin Garrix teksa darkonin së bashku me familjen e Alesios.

“Martin aprovon picën, pica numër një për DJ numër një”, shkruan Alesio përkrah videos së publikuar në Instagram.

Ndërsa ditën e sotme ai ka postuar edhe një video teksa ai, Garrix dhe miqtë e tyre argëtohen në një varkë.

“Sa ditë e bukur për t’i treguar Martin Garrix vendin Mornington Peninsula”, shkruan Alesio.

Ndryshe, Garrix ka bashkëpunuar edhe me dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexhan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme