Momenti kur gruaja tenton 3 herë të shtypë burrin me makinë

Ky është momenti kur një grua u përpoq që të përplaste me makinë një burrë në mes të rrugës. Madje nuk tentoi vetëm një herë, por plot tre herë, gjatë një shpërthimi të dhunshëm.

Burri dhe gruaja, ku sipas rrjeteve sociale ata janë çift, u panë fillimisht duke u grindur në mes të një rruge banimi Në Baltimore, Maryland.

Video e publikuar nga mediat e huaja tregon burrin që nxjerr nga bagazhi i një makine të gjitha sendet që ishin në të. Në ato momente, gruaja që ishte shofere ec pas dhe për pak sa nuk e përplasi atë.

Pas tentativës së parë që dështoi, ajo sërish ndjek nga pas burrin. Ky i fundit shpëton dhe makina përplaset me një ndërtesë.

Burri në ato momente nis duke bërtitur, ndërsa gruaja shfaqet duke dalë nga makina. Pas pak sekondash, ajo rikthehet sërish brenda në makinë dhe tenton për herë të tretë që ta përplasë atë.

Edhe kësaj radhe burri shpëton dhe ajo përplaset sërish me ndërtesën, por pa pasur dëmtime. Ajo del nga makina dhe niset vrap drejt burrit, ku më pas përfundojnë duke u kapur me duar.