Morata – shokëve: Do shkoj te Manchester United

Një ndër emrat e nxehtë të merkatos të kësaj vere është sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata.

Janë të shumta klubet që janë vënë në garë për të nënshkruar me ish-lojtarin e Juventus. Por klubi i cili përflitet se është shumë pranë transferimit të spanjollit është Manchester United.

“Daily Express” shkruan se Morata ka rënë dakord me kushtet personale me ‘Djajtë e Kuq’ ndërsa tashmë është në bisedime me presidentin e klubit madrilen, Florentino Perez në përpjekje për të mbyllur kalimin e tij në ‘Old Trafford’. Shifra të cilën United pritet të paguajë është 60 milion paund.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme