Morena sërish ‘çmend’ ndjekësit e saj (FOTO)

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, po vazhdon të jetë mjaft e përfolur për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Udhëtimet dhe veshjet mijëra euro sikur kanë mbetur anash, vëmendjen më të madhe tani po marrin postimet ku Morena shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme, shkruan rtv21.tv

Ditë më parë këngëtarja publikoi një fotografi ku, përveç ekspozimit u komentua shumë edhe për ngjashmërinë e saj me aktoren Angelina Jolien. Ndërsa në fotografinë që publikoi së fundmi bien në sy tatuazhet e shumta që ka të realizuara në krahë dhe mbishkrimi i fotografisë.

“Më than s’mundesh, thash: Kontrollo në Instagramin tim”, ka shkruar ajo. Kujtojmë se Morena ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, “Missed Call”, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme