Moto M2 arrin deri në tetor në shumë tregje

Motorola po punon në pasuesin e telefonit Moto M nga viti i kaluar.

Raportimet më të reja bëjnë të ditur se Moto M2 pritet të dalë në treg deri në tetor të këtij viti.

Pritet që Moto M2 do të jetë i pranishëm në shumë tregje, derisa modeli origjinal Moto M fillimisht kishte dalë në tregun e Kinës, dhe më vonë edhe në disa tregje tjera.

Moto M2 pritet të ketë procesorin më të ri edge MediaTek, ekran 5.5 inç me rezolucion 1080p dhe zgjidhje ndërmjet 4GB dhe 6GB RAM, dhe 32GB dhe 64GB memorie të brendshme.

Të gjitha informacionet janë të pakonfirmuara dhe duhet marrë me rezervë, por gjithsesi duhet pritur ende informacione nga telefoni Moto M2 muajve të ardhshme./Arbresh.info/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme