Motorola bën gati modelin me Snapdragon 835

Një telefon i ri nga Motorola është shfaqur në ueb faqen e Geekbench. I emëruar si Motorola XT1650, telefoni fuqizohet nga procesori Snapdragon 835 dhe ka RAM memorie të kapacitetit 4GB.

Përveç kësaj, listimi në këtë sajt tregon se pajisja do të funksionoj me Android Nougat 7.1.1. Megjithatë, asgjë tjetër nuk është bërë e ditur mbi këtë pajisje në këtë moment.

Mirëpo, pasi që modeli ka numrin XT1650, është e mundur që kjo pajisje të jetë modeli i ri i Moto Z.

Sidoçoftë, informatat më të hollësishme mbi pajisjen pritet të bëhen zyrtare nga kompania, në muajt në vijim, transmeton Telegrafi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme