Mungesa e gjykatësve detyron qytetarët që të presin me vite që lënda e tyre të vijë në radhë

Gazetar: Miki Trajkovski

Gjykatat në të gjithë vendin po përballen me mungesë serioze të gjykatësve. Qytetarët me muaj madje me vite kërkojnë epilog për lëndë të caktuar nëpër labirintet e gjykatave. Për shembull, në Gjykatën Themelore të Strugës, delegohen gjykatës nga Shkupi ose për raste të caktuara gjykimet dërgohen në qytetin e Ohrit.

“Këta gjykatës që janë këtu, nuk dinë çfarë të bëjnë me numrin e madh të lëndëve dhe si t’i zgjidhin ato, janë shkelur afatet ligjore të parashikuara në ligj, duke qenë se nuk mund të veprojnë sipas afateve, për shkak të numrit të madh. Seancat caktohen për dy-tre muaj, pastaj fillon procedura prej në fillim. E tërë kjo komplikohet për shkak të mungesës së gjykatësve”, tha Vllado Çingoski- avokat.

Zgjidhja, thotë profesori Davitkovski, është në ndryshimet e ligjit, me të cilat u mundësua përzgjedhja e gjykatësve nga radhët e bashkëpunëtorëve profesionalë në gjykata, të cilët kanë përvojë pune dhe praktikë 10-15 vjet.

“Gjenerata e mëparshme që ka mbaruar Akademinë e gjykatësve, të gjithë duan të qëndrojnë në Shkup. Në Kriva Pallankë, në Kratovë dhe në disa qyteza nuk kishte gjykatës. Dhe çfarë bënë ata që janë fëmijë të dikujt, me lidhje politike dhe me kërkesë në Gjykatën Supreme, të gjithë qëndruan në Shkup. Tani ato gjykata janë bosh, dhe nga ana tjetër kemi mbipopullim në Shkup. Ne po e bllokojmë veten dhe kjo është rezultat i ndikimit të politikës”, tha Borçe Davitkovski- profesor.

Një nga propozimet është racionalizimi i gjykatave.

“Ndoshta duhet të ndryshohen edhe kompetencat e gjykatave. Për këtë arsye, një gjykatës zhvendoset nga një gjykatë në tjetrën. Atëherë do të racionalizohen edhe gjykatësit”, theksoi Arsen Janevski- profesor.

Ekspertët thonë se sistemi i drejtësisë duhet të reformohet. Fillimisht duhet të vendoset financimi e më pas zgjedhja e kuadrit./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme