Mungesa e paneleve OLED mund të kufizojë prodhimin e iPhone 8

Për shkak të problemeve në industrinë OLED, Apple mund të detyrohet të prodhojë gjithsej 3-4 milionë pajisje iPhone 8 deri në shtator.

Digitimes pohon se dërgesat e iPhone do të kufizohen për shkak të mungesës së rezervave.

Pritet që iPhone 8 të jetë përditësimi më i madh i telefonave në historinë e brendit, transmeton KosovaPress.

Telefoni pritet të ketë dizajn pa skaje rreth ekranit dhe panel OLED 5.8 inç. Ky do të jetë telefoni i parë i Apple, i cili do të përdorë ekranin  OLED.

Për shkak të rezervave të ulëta, Apple do të ketë probleme që të realizojë porositë e planifikuara prej 50-60 milionë modele të reja  iPhone me ekran OLED, siç pohojnë burime të afërta të furnizuesve me kompaninë nga Kupertino.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme