Shumë personalitete të njohura kanë qenë pjesëmarrës në dasmën e martesës së vajzës së Ali Ahmetit, Uskanës. Mirëpo, foto të ndryshme janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale, e ndër to, edhe një ku shihet ish zëvendëskryeministri, Musa Xhaferri që njihet si dora e djathtë e Ali Ahmetit duke tymosur në ambiente të mbyllura. Mbase në të ardhmen z. Xhaferri do të mendohet pak më shumë dhe do të tregihet më i kujdesshëm shkaku se edhe në ahengje private njerëz publik si ai shërbejnë si model kur duhet respektuar ligji. Konsumimi i duhanit ndalohet me ligj në hapësira të mbyllura./Sakte.net