Mustafi kalon lëndimin, i gatshëm për Arsenalin

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi ka kaluar lëndimin e pësuar javë më parë.

Anëtari i skuadrës së madhe angleze, Arsenal është rikuperuar dhe ka stërvitur rregullisht me skuadrën ditëve të fundit.

Ka qenë trajneri i Arsenalit, francezi Arsene Wenger që ka konfirmuar rikthimin e Mustafit në skuadër.

“Mustafi është kthyer normalisht në stërvitje dhe ka stërvitur me grupin. Kjo është ajo që ne duam”, ka deklaruar Wenger.

Por tekniku francez nuk ka dhënë detaje nëse ish-anëtari i Sampdorias do të jetë në fushë ndaj Manchester United.

25-vjeçari ka luajtur në 23 ndeshje të Arsenalit këtë edicion në Ligën Premier, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme